Vetëm dy ditë pasi u arrestua për sulmin ndaj një personi duke i thyer hundën atij, reperi Chris Brown hyri në rehabilitim të martën në mbrëmje.
Ka qenë përfaqësuuesi i tij i cili ka deklaruar këtë gjë duke thënë:- “Chris ka vendosur të futet në një qendër rehabilitimi. Qëllimi i tij është që të fokusohet në sjelljen e tij në të kaluarën dhe në atë të kohëve të fundit, duke bërë që ai të vazhdojë jetën dhe karrierën e tij në mënyrë të shëndestshme”.
Ai u arrestua ditën e dielë, ndërkohë që të hënën u lirua nga burgu.
Pritej që të martën ai të shfaqej në një koncert në Nju Jork, por e anulloi atë për të hyrë në rehabilitim.
Ndërkohë që në lidhje me këtë të re nuk bëhet i ditur asnjë detaj më shumë thuhet se Brown do të futet në një qendër afër Los Angelesit.
Nga ana tjetër e dashura e tij Karrueche nuk ka shprehur asnjë gjë në lidhje me këtë vendim të reperit, por ka postuar një foto në “Instagram” ku ata shfaqen duke u puthur.
Në diçiturë ajo ka shkruar “Gjithmonë dhe përgjithmonë”.
Burimi: Shqiptarja/com
