Thuhet se aktori duhet të jetë plagosur si pasojë e një incidenti në sheshxhirimin e “Hancock 2″ dhe është dërguar në spital…
Sipas një mesazhi që ka nisur të qarkullojë në Facebook gjatë orëve të fundit, Will Smith, ish-princi i famshëm i “Bel Air”, duhet të ketë vdekur për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale si pasojë e një gabimi mjekësor.
Faktikisht, linku që përcjell këtë lajm nuk është gjë tjetër veçse një “malware”, në gjendje për të rrëmbyer të dhënat e profilit të Faceboook-ut.
Në të vërtetë, Will Smith është gjallë dhe lajmi është një sajesë e rrezikshme. Ato që thuhen aty, se “aktori duhet të jetë plagosur si pasojë e një incidenti në sheshxhirimin e “Hancock 2″ dhe është dërguar në spital, për t’u operuar me urgjencë aty ku s’ia ka dalë dot të mbijetojë”, nuk janë aspak të vërteta. Nëse edhe juve ju shfaqet befas një link i tillë para syve, mos bini në “kurth”.
