Në kohën kur ylli i futbollit David Beckham luante për “Milanin” në Itali, ai kishte ndjekur për gjashtë muaj kurse gatimi nga një kuzhinier profesionistë , ku kishte mësuar të përgatiste disa specialitete, si bie fjala makarona ragu të freskëta, pilaf me lëng pule dhe shafran, e disa gjëra të ngjashme. Ai, ka treguar se shpesh përgatit specialitetet e mësuara për gruan dhe fëmijët e tij dhe se kjo gjë e relakson shumë. “Unë e dua këtë, ndihem shumë mirë kur jam në kuzhin dhe bëjë diçka të shijshme për familjen time”, ka deklaruar ish ylli i futbollit David Beckham. E, pas kaq kohësh, Beckham i është rikthyer edhe një herë orëve të kuzhines. Ai, po ndjek një tjeter kurs – 3 herë në javë, përmes të cilit do të mësoj receta të reja dhe gjithashtu se si ti përdor enët e komplikuara të kuzhines. Kuptohet se në planet e Beckham, është edhe një show televiziv për gatime.
