Pages

Saturday, November 2, 2013

Paltrow: Nuk më intereson mendimi i të tjerëve


Gwyneth Paltrow ka sulmuar kritikët duke thënë se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për punën e saj si nënë. 

Aktorja 41-vjeçare u ankua për faktin se shumë femra e gjykojnë lehtë njëra-tjetrën mbi rritjen e fëmijëve.

“Mua nuk më intereson mendimi i të tjerëve. Cdo femër e vendos vetë balancën mes punës dhe familjes dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Kur jam me fëmijët, i përkushtohem tërësisht atyre; kur jam në punë, i përkushtohem tërësisht punës. Kjo është balanca që unë kam vendosur”, deklaroi Paltrow për revistën ‘Red’.

/ Top Channel