Pages

Ads 468x60px

Featured Posts


Në kohën kur ylli i futbollit David Beckham luante për “Milanin” në Itali, ai kishte ndjekur për gjashtë muaj kurse gatimi nga një kuzhinier profesionistë , ku kishte mësuar të përgatiste disa specialitete, si bie fjala makarona ragu të freskëta, pilaf me lëng pule dhe shafran, e disa gjëra të ngjashme. Ai, ka treguar se shpesh përgatit specialitetet e mësuara për gruan dhe fëmijët e tij dhe se kjo gjë e relakson shumë. “Unë e dua këtë, ndihem shumë mirë kur jam në kuzhin dhe bëjë diçka të shijshme për familjen time”, ka deklaruar ish ylli i futbollit David Beckham. E, pas kaq kohësh, Beckham i është rikthyer edhe një herë orëve të kuzhines. Ai, po ndjek një tjeter kurs – 3 herë në javë, përmes të cilit do të mësoj receta të reja dhe gjithashtu se si ti përdor enët e komplikuara të kuzhines. Kuptohet se në planet e Beckham, është edhe një show televiziv për gatime.

Saturday, November 2, 2013

Jessica Alba Jessica Alba i tregon punën vajzës (foto)

Aktorja e njohur Jessica Alba ka treguar gjithnjë se di të jetë një nënë e përkushtuar dhe e përkujdesur. Këtë herë ajo ka marrë në sheshxhirimin e filmit të saj më të fundit vogëlushen Honor. Aktualisht Alba është pjesë e filmit "How to make love like an Englishman", ku luan përkrah emrave të njohur si Pierce Brosnan dhe Salma Hayek.
Mesa duket vogëlushja është argëtuar shumë duke parë mamanë e saj tek punonte. /indeksonline/






Befasojnë Metallica: Na pelqen Bieber


Nuk do e besoni por janë ata legjendarët Metallica që profesionalisht e vlerësojnë dhe e admirojnë Justin Bieber. Dhe nuk talleshin aspak. Grupi muzikor dha një intervistë për një revistë rock ku u pyet dhe për qëndrimin ndaj fenomenit Bieber që është dëgjuar në një video që këndonte hitin e tyre "Fade to Black".
E papritur ishte përgjigja e liderit të bandës, James Hetfield. "A jemi Biber-sa? Po jemi".
Bateristi Lars Ulrich shton pas James duke thënë: "Mendoj se është një fëmijë i talentuar dhe fakti që është bërë i famshëm në atë moshë aq të re, është domethënese. Fakti që sa herë ai del dhe jep shumë dhe e adhurojnë mendoj që ka shumë talent. Personalisht mendoj se është superitalentuar dhe mendoj që dhe unë jamë një ithtar Bieber".
Basisti Robert Trujillo shtoi "sa kohë do qëndrojë larg telasheve dhe unë jam një Belieber".
E drejtë kjo që thotë Metallica, pastaj fundja cfarë ka më shumë heavy metal se të qëndrosh larg telasheve dhe të bësh muzikë pop për fëmijë. /Indeksonline/

Will Smith humb jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjike?


Thuhet se aktori duhet të jetë plagosur si pasojë e një incidenti në sheshxhirimin e “Hancock 2″ dhe është dërguar në spital…

Sipas një mesazhi që ka nisur të qarkullojë në Facebook gjatë orëve të fundit, Will Smith, ish-princi i famshëm i “Bel Air”, duhet të ketë vdekur për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale si pasojë e një gabimi mjekësor.

Faktikisht, linku që përcjell këtë lajm nuk është gjë tjetër veçse një “malware”, në gjendje për të rrëmbyer të dhënat e profilit të Faceboook-ut.

Në të vërtetë, Will Smith është gjallë dhe lajmi është një sajesë e rrezikshme. Ato që thuhen aty, se “aktori duhet të jetë plagosur si pasojë e një incidenti në sheshxhirimin e “Hancock 2″ dhe është dërguar në spital, për t’u operuar me urgjencë aty ku s’ia ka dalë dot të mbijetojë”, nuk janë aspak të vërteta. Nëse edhe juve ju shfaqet befas një link i tillë para syve, mos bini në “kurth”.

David Beckham mjeshter në kuzhinë


Në kohën kur ylli i futbollit David Beckham luante për “Milanin” në Itali, ai kishte ndjekur për gjashtë muaj kurse gatimi nga një kuzhinier profesionistë , ku kishte mësuar të përgatiste disa specialitete, si bie fjala makarona ragu të freskëta, pilaf me lëng pule dhe shafran, e disa gjëra të ngjashme. Ai, ka treguar se shpesh përgatit specialitetet e mësuara për gruan dhe fëmijët e tij dhe se kjo gjë e relakson shumë. “Unë e dua këtë, ndihem shumë mirë kur jam në kuzhin dhe bëjë diçka të shijshme për familjen time”, ka deklaruar ish ylli i futbollit David Beckham. E, pas kaq kohësh, Beckham i është rikthyer edhe një herë orëve të kuzhines. Ai, po ndjek një tjeter kurs – 3 herë në javë, përmes të cilit do të mësoj receta të reja dhe gjithashtu se si ti përdor enët e komplikuara të kuzhines. Kuptohet se në planet e Beckham, është edhe një show televiziv për gatime.

Rita Ora kontratë me Adidas




Rita Ora, superylli kosovar, prek majat e showbizit botëor.
Ajo ka nënshkruar edhe një kontratë milionshe me gjigantin prodhues të paisjeve sportive, adidas.

Kontrata ka vlerën prej 2.4 milion dollarësh dhe është nënshkruar me dizejnatorin e famshëm Perez Hilton, i cili edhe e ka bërë të ditur këtë lajm përmes rrjetit social “Twitter”

9-vjeçarja mahnit jurinë me zërin e saj (Video)



“Quhem Amira dhe jam 9-vjeç”. Kështu e nis prezantimin e saj para jurisë së “Holland’s Got Talent”, Amira Willighagen, vogëlushja që prej 2-ditësh ndodhet në faqet e para të gazetave dhe edicionet informative holandeze, për talentin e saj.

Në fakt, nën zërin e ëmbël të një vogëlusheje 9-vjeçare, fshihet një tjetër zë, ai i një “sopranoje” që edhe pse s’ka marrë asnjë leksion, këndon thuajse në perfeksion “O Mio Babbino Caro” të Puccini-t.

Mjaftuan vetëm pak sekonda që vajza të fitonte menjëherë zemrën e spektatorëve dhe 3 anëtarëve të jurisë, që pa asnjë mëdyshje vendosën ta cojnë atë për në fazën tjetër të spektaklit të talenteve.

Një vajzë është e fiksuar pas meje


Ekzistojnë njerëz që jo vetëm fshehin identitetin pas personazheve publikë në rrjete të ndryshme sociale, por e kthejnë këtë qëllim në vetvete duke i ndjekur hap pas hasi në jetën e tyre të përditshme, duke u hequr si ata në marrëdhëniet me miq realë të personit VIP.

Një rast i tillë i ka ndodhur së fundi moderatores së njohur të “Top Channel”, Xhemi Shehu, e cila prej një viti ndihet e përndjekur në mënyrë sistematike nga një person që mendohet se është femër dhe që kërkon t’i vjedhë identitetin në rrjete sociale, duke u prezantuar si ajo në Facebook,transmeton panorama plus.

Më tepër sesa një fanse që bën tifozllëk për të, mënyra se si e administron faqen, duket se ajo është më shumë e fiksuar pas imazhit të Xhemit, duke rifreskuar shpesh faqen e fansave me foto dhe informacione të reja të saj. Pasi ka mbyllur profilin në Facebook me emrin Xhemi Shehu që kishte hapur një vit më parë, ajo së fundi po administron një fanpage po me këtë emër, për hapjen e të cilit i lajmëroi fansat t’i bënin like, për shkak të plotësimit të numrit limit të miqve. Tashmë ajo administron dhe përditëson faqen me foto dhe gjithçka rreth aktivitetit profesional të Xhemit.